Jo vetëm meshkujt mund të jenë truproja të njerëzve me rëndësi. Tashmë ata sfidohen hapur nga vajza të stërvitura mirë në këtë fushë.
Ky ështe rasti i 31-vjeçares Anna Khramtsova.
Ajo është e martuar dhe nëna e dy fëmijëve, ndërsa është shpallur gruaja më e bukur në Gardën Kombëtare të Rusisë.
Anna është një nga agjentet që kujdeset për sigurinë e presidentit rus, Vladimir Putin.
Khramtsova, kryesoi në listën me 1000 pjesëmarrëse, por tregoi se i duhej të përballonte edhe seksizmin në Gardën Kombëtare të Rusisë. Ajo vjen nga një familje me tradita ushtarake. Babai i saj ka një karrierë ushtarake prej më shumë se 30 vitesh, ndërkohë që edhe nëna e saj ka shërbyer për shumë vite në shërbimet e sigurisë kombëtare.
“Dëgjoj komete dhe shaka që bëjnë për bjondet në shërbim, por i injoroj dhe vetëm shërbej me stil”, tha ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/