Sipërmarrësi italian në Shqipëri Roberto Caparrotta i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në TV “Ora News”, tha se kishte takuar një ministër dhe ai ishte “out” (aut) në lidhje me ligjin italian për Call Center-at, që sipas tij do të ketë pasoja të mëdha në Shqipëri.
Pyetjes së gazetares Aurora Sulçe se si kishin reaguar institucionet shqiptare, Caparrotta u përgjigj:
Caparrotta: Janë 5 muaj që diskutohet ky ligj. Unë e kam takuar një ministër. Nuk po e them me emër. E pyeta; ka një reagim, jeni interesuar për këtë çështje? Ishte aut fare. Për çfarë bëhet fjalë?! Çne unë me ligjin italian?!
Sulçe: Varet çfarë ministri ke takuar..
Caparrotta: Ministri i duhur, mos u bëj merak. Nuk flas kot. Unë u habita.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/