Aleanca për Teatrin padi në Prokurori, kërkon hetime për dhunuesit e shkronjave...

Aleanca për Teatrin padi në Prokurori, kërkon hetime për dhunuesit e shkronjave të TK-së

100
0
Shares

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të dorëzojë në prokurori ndaj personave që hoqën natën shkronjat që identifikonin Teatrin Kombëtar si institucion.

Lajmin e ka dhënë aktivisti Ervin Goci, i cili shprehet se komuniteti i artistëve do ti kërkojë prokurorisë të gjejë përgjegjësit lidhur mbi këtë ngjarje.

“Fajtori është ai që e ka bërë, por edhe institucioni që duhet ta ruante, prandaj duhet vajtur në Prokurori. Dhe ne prandaj vendosëm që të shkonim në Prokurori dhe jo thjeshtë tek policia.”

Ndërkohë paralelisht  vazhdon edhe protesta e artistëve dhe dashamirëvsve të Teatrit përballë godinës, që mblidhen aty ccdo mbrëmje  kundër shembjes së Teatrit.

‘Kjo kauzë është e fituar. Tani bëhet fjalë që kjo kauzë është fituar moralisht, është fituar me drejtësi, është fituar edhe për shkak të sinqeritetit me të cilën është mbajtur gjallë si kauzë.

Por pavarësisht rezistencës së aktorëve, qeveria duket e vendosur për ta shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar në të njëjtin truall një teatër të ri.”, shprehet Goci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY