Pas takimit Meta-Rama, LSI rreshtohet kundër qeverisë

Pas takimit Meta-Rama, LSI rreshtohet kundër qeverisë

74
0
Shares

Mesa duket nuk ka mjaftuar takimi i përjavshëm në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë i Ramës dhe Metës një ditë para seancës parlamentare të së enjtes që LSI të dalë me një propozim tjetër për akcizën e gazit të lëngshëm.
LSI ka depozituar një amendim  për projekt ligjin për akcizat, ku përfshihet edhe rritja e akcizës së gazit për mjetet e transportit. LSI ka kërkuar heqjen e nenit 4 të draftit të paraqitur që sjell rritjen me 13 lekë për litër të gazit të lëngshëm që përdoret për automjetet.Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka dërguar amendimin Kuvendit duke sqaruar edhe arsyet e kërkesës së grupit parlamentar.
KËRKESA E PLOTË
“Amendamenti që propozojmë lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre. Si propozues i këtij amendamenti gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve pasi rritja është tepër e lartë krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve. Është fakt që janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë.
Gjithashtu biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh për efekt kostoje i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 l/litër ose më thjesht akoma një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke e përllogaritur si zgjidhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës.
Në kushtet kur qytetarët përballen me mjaft vështirësi ekonomike është jo i arsyeshëm rëndimi i tyre me vendosjen e kësaj akcize. Akoma më i domosdoshëm bëhet mosmiratimi i saj edhe në kushtet e luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve të cilat përballen qytetarët me shpenzime shtesë që rëndojnë shumë buxhetin familjar.
Gjithashtu lidhur me çështjet delikate të mjedisit në vendin tonë dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me përdorimin e gazit, Këshilli i Ministrava me Vendimin Nr. 762, dt. 16.09.2015 ka miratuar dokumentin “Për miratimin e dokumentit për përcaktimin e kontributit kombëtar të pikësynuar kundrejt arritjes së objektivit të Koneventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara”.
 Sipas raportit të përgatitur dhe miratuar me këtë VKM është parashikuar që 116 kTon CO2, ose 16% e kontributit total, do të reduktohen nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gaz natyror.
Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtij objektivi kombëtar.
Shpreh bindjen që argumentet e mësipërme mbështesin pa asnjë akuivok amendamentin që po paraqesim duke shpresuar që të njëjtën bindje ta ndajmë edhe me kolegët e tjerë deputetë në mbështetje të këtij amendamenti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY