U shoqërua në polici pasi i bllokoi rrugën Ramës, reagon Luçiano Boçi

U shoqërua në polici pasi i bllokoi rrugën Ramës, reagon Luçiano Boçi

99
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka reaguar pas shoqërimit në polici së bashku me 18 persona, pasi tentuan të bllokonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Boçi ka dhënë një deklaratë ndërkohë që ka dalë nga komisariati.

Ndër të tjera ai është shprehur se pavarësisht ndalimit, opozita nuk do ta ndërpresë aksionin opozitar për të protestuar.

‘Rama mendon se do ta fundosë opozitës, por këto janë grahmat e fundit të pushtetit të krimit. Protesta nuk ka qenë e dhunshme nga qytetarët, dhuna ishte nga ana e policisë. Policia ka qenë e armatosur deri në dhëmbë, ka qenë e armatosur me armatim të rëndë kallashnikov, pistoleta. Ka provokuar, ka shtyrë, sharë, ka goditur qytetarët vetëm që kryeministri i policisë së vet të kalonte i qetë. Ata e braktisën të gjithë megjithëse administrata ishte marrë me zor me autobusë.Sot kryeministri ka marrë përgjigjen e tij të merituar, nervozizmi vazhdon dhe tregon se ditët e Ramës janë të numëruara’, shtoi Boçi.Theksojmë se opozita ka deklaruar nisjen e aksionit opozitar, që konsiston me bllokime rrugësh, teksa deklaruan se nuk do të futen në zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e tyre pa u plotësuar kriteret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY