Cigare dhe alkool në mes të sheshit “Skënderbej”, Veliaj nuk do t’ia...

Cigare dhe alkool në mes të sheshit “Skënderbej”, Veliaj nuk do t’ia dijë për ligjin

106
0
Shares

Sheshi Skënderbej jo pak herë është shndërruar në një mjedis ku shiten alkool edhe qofte.

Ndërsa ditën e djeshme, në mes të sheshit “Skënderbej” është vënë edhe një reklamë alkooli, më saktë një stendë e madhe e “Jack Daniels” që qëndronte hapur për të gjithë klientët e interesuar.

Ligji nr. 9518 për Mbrojtjen e të Miturve nga përdorimi i alkoolit, parashtron se ndalohet çdo lloj forme reklame alkooli, dhe sipas ligjit në fuqi, subjekti duhet gjobitur.

Në bazë të nenit nr 11 të këtij ligji, “ Reklamimi drejtpërdrejt ose tërthorazi i pijeve alkoolike drejtuar të miturve në të gjitha mjediset e tjera, përjashtuar ato arsimore, si rrugë, parqe etj., përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë”.

Në një nga hapësirat më të frekuentura nga adoleshentët dhe fëmijët, bashkia që është institucioni përgjegjës për vendosjen e këtyre stendave, nuk e ka bërë detyrën, duke lejuar që situata t’i dalë jashtë kontrollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY