U prit me protesta në Elbasan/ Ish-deputeti: “Rama iku si mi i...

U prit me protesta në Elbasan/ Ish-deputeti: “Rama iku si mi i lagur”

80
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me qytetarët e Elbasanit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Jo vetëm që u prit me protesta, por edhe nuk u prit mirë nga mbështetësit e tij.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i cili e quan këtë “Braktisja e madhe për kryeministrin”.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi shkruan se, “Elbasani injoron e braktis Ramën! U prit me protesta dhe iku si mi i lagur. Madje dhe administrata e vet e sjellë aty me forcë, nuk pati durimin as ta dëgjonte e as ta duronte”.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

BRAKTISJA E MADHE
Elbasani injoron e braktis Ramën!
U prit me protesta dhe iku si mi i lagur. Madje dhe administrata e vet e sjellë aty me forcë, nuk pati durimin as ta dëgjonte e as ta duronte.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Elbasanit të urtë i kanë ardhur në majë të hundës harbutëria, mashtrimi dhe makutëria e plasur sheshit e kësaj qeverisje.
Nën efektin e “mallit”, Rama u mundua të bënte si përherë humorxhiun e të shante si grua e ligë opozitën, para njerëzve të sjellë me autobuza në sheshin e braktisur, me ekrane modernë.
Por njerëz, mos kini më iluzione!
Ky është kolera e këtij vendi.
Pasi e ka helmuar, e ka mashtruar, përcmuar e kriminalizuar këtë vend, kërkon ta përdhosë.
Shiheni me vëmendje videon e xhiruar pak km larg qytetit të Elbasanit.
Është ulëritëse, tragjike, revoltuese dhe e papranueshme tek e sheh.
Vula e turpit e një bande-qeveri.
Ky, që habitet e ankohet pse ne domosdoshmërisht duam t’i presim rrugën e marrëzisë në shekullin e 21, e ka kthyer Shqipërinë në shekujt e bujkrobërisë, sundimit të varfërisë, sundimit të llumit e antiligjit.
Rama arriti të mbrehë në parmendë dhe burrin dhe gruan, siç e paraqet videoja, ndërsa rreh gjoksin paturpësisht për suksese e reforma.
Kjo është Shqipëria e shekullit 21 nën Ramën.
Ky është realiteti i dhimbshëm ku jetojmë, prandaj heshtja sot është krim.
Revolta është detyrë qytetare!
E keqja duhet shporrur!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY