Pritën Ramën me protesta në Shkodër, fillon hakmarrja: 10 të proceduar, mes...

Pritën Ramën me protesta në Shkodër, fillon hakmarrja: 10 të proceduar, mes tyre dhe kreu i PD-së

103
0
Shares

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për 10 persona pasi ditën e djeshme  u përplasën me policinë gjatë pritjes me protesta, në kohën kur po mbërrinte kryeministri Edi Rama.

Policia ka justifikuar arrestimin me motivacionin se këta shtetas në orën 10:00, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë. (kliko ketu)

Një nga të proceduarit është Arvit Bushati, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ndërkohë policia ka nisur procedim dhe për Xhevdet Amullin, kreu i degës së PD-së në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.04.2019, ora 18:00, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit;

1. Arvit Ridvan Bushati, i datëlindjes 03.09.1990, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë,

2.Xhevdet Arif Amuli, i datëlindjes 16.12.1964, banues në lagjen Gurrile, Shkodër, me arsim 16 klasë,

3.Gezim Halil Kraja, i datëlindjes 24.08.1970, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë,

4.Halit Skender Meta, i datëlindjes 01.02.1969, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, me arsim 12 klasë,

5.Nikoll Zef Marku, i datëlindjes 16.05.1957, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, me arsim 12 klasë,

6.Selami Jonuz Hoxha, i datëlindjes 24.02.1964, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër, me arsim 12 klasë,

7.Martin Ndue Ndoci, i datëlindjes 29.07.1965, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë,

8.Bardhok Nike Kinaj, i datëlindjes 22.07.1970, banues në lagjen Perlat Rexhepi, Shkodër, me arsim 8 klasë,

9.Pjeter Gjon Mhilli, i datëlindjes 15.01.1955, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër, me arsim 8 klasë,

10.Gjergj Prelë Çuni, i datëlindjes 10.11.1963, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë, sepse në orën 10:00, në lagjen Bahçallek, Shkodër, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY