Regjistrimi i “Bindja Demokratike” në zgjedhje, Kaso: Ja pse Rama uzurpoi KQZ-në

Regjistrimi i “Bindja Demokratike” në zgjedhje, Kaso: Ja pse Rama uzurpoi KQZ-në

96
0
Shares

Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar pas lajmit se KQZ ka regjistruar partinë “Bindja Demokratike” në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas Kasos, ka vetëm një arsye pse Rama vendosi të uzurponte KQZ.  Kjo për ti dhënë mundësinë atij të shpikë rregullat e lojës sipas qejfit.

Duke sqaruar pse ligjërisht kjo gjë nuk duhet të ndodhte, Kaso është i sigurt që populli do të vendosë mos të ketë zgjedhje.

REAGIMI I PLOTE

Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.
Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.
Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY