FOTO/ Aksidenti në Vlorë, ja oficeri i policisë që kërcënoi në spital...

FOTO/ Aksidenti në Vlorë, ja oficeri i policisë që kërcënoi në spital të mbijetuarin

68
0
Shares

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Vlorë ka arrestuar sot punonjësin e policisë, komisar Myslym Ismailaj, 55 vjeç, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor në Vlorë. Myslym Ismailaj, ka kryer veprimet proceduriale, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në  rrugën pranë Ujit të ftohtë, në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën Kristo Panajoti dhe ngeli i plagosur Petraq Beja.
Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, gjasme se shkak i  aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t’i dorëzohen  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248, 301 dhe 245/1 të Kodit Penal.

myslym ismailaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY