E trishtë! Gjenden qindra delfinë të ngordhur në bregdetin francez

E trishtë! Gjenden qindra delfinë të ngordhur në bregdetin francez

98
0
Shares

Një numër rekord delfinësh të ngordhur janë gjetur në bregun e Atlantikut, pasi u kapën në rrjetat e peshkimit, tha të enjten Observatori i Pelagisit.

Ne kemi gjetur rreth 1.200 cetace (gjitarë detarë të specieve Cetacea; balena, delfinë) të vogla përgjatë bregdetit  të Gjirit të Biskajës, nga të cilat më shumë se 90 për qind ishin delfinë të zakonshme”, tha biologu Olivier Van Canneyt për AFP.

Sipas Observatorit, numri i delfinëve të ngordhur është shumë i madh duke nisur që nga viti 2017.

85% e trupave të delfinëve që u shqyrtuan përmbanin gjurmë të kapjes aksidentale, duke vënë në dukje se pothuajse trefishi i delfinëve të ngordhur ende nuk kishin arritur në bregdet.

Në mes të shkurtit dhe marsit gjetja e gjitarëve të detit të ngordhur ka thyer rekord dhe kjo lidhet me rrymat e forta dhe për shkak të kushteve të presionit të ulët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY