“Qazimi e mbylli me nder”,Rama prezanton kandidatin e ri në Elbasan: Do...

“Qazimi e mbylli me nder”,Rama prezanton kandidatin e ri në Elbasan: Do vendosim rregullin dhe ligjin

109
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar në Elbasan kandidaturën e Gledian Llatjas për bashkinë e qytetit.

Kryeministri ka folur me relata të larta për Qazim Sejdinin duke e falenderuar për punën e bërë. Sipas Ramës, ai e mbyll me nder këtë 12 vjeçar në krye të Elbasanit, dhe shtoi se puna e tij do të çohet para nga Llatja.

“Ka qëndruar 12 vjet në kryer të bashkisë. 6 vjet i ka pasur me Saliun, 6 vjet me mua. Nëse shikoni se sa mbështetje ka marrë në 6 vitet e para, me 6 vitet e dyta, shifra është 10 herë më e lartë në këto 6 vitet e dyta.

Qazimi po e mbyll me nder dhe me një gjurmë që do mbetet përgjithmonë në kujtesën për qytetin, ju kam thënë na jepni besimin se ne do bëjmë për Elbasanin për 4 vite sa nuk është bërë për 10 vite”, tha Rama.

Kujtojmë se Gledian Llatja prej disa muajsh është emëruar në postin e prefektit në Elbasan.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Elbasan, foli edhe për çështjen e kriminalitetit në një nga zonat më të nxehta në vend.

Rama garantoi se krimi në Elbasan do të luftohet: Do vendosim rregullin dhe ligjin në Elbasan.Do të ketë ndryshime. Kemi ulur numrin e vrasjeve, sepse ne dimë t’i adresojmë problemet.

Kujtojme se banorët e pritën me protesta Kryeministrin, i cili dhe këtë radhë ka gjetur menyren për t’iu shmangur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY