LAJM I FUNDIT/KQZ regjistron ‘Bindjen Demokratike’ për në zgjedhje, vetëm Zguri kundër

LAJM I FUNDIT/KQZ regjistron ‘Bindjen Demokratike’ për në zgjedhje, vetëm Zguri kundër

112
0
Shares

“Bindja Demokratike” është regjistruar në zgjedhje.

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar sot me 4 vota pro pranimin e kërkesës për të regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, Partinë Bindja Demokratike me kryetar, Astrit Patozin.

I vetmi që ishte kundër regjistrimit të Bindjes Demokratike ishte, kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili në këtë institucion përfaqëson ende opozitën.

Pro vendimit ka votuar, Nënkryetari Denar Biba, anëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri.

Të zgjedhurit e mazhorancës nuk janë shprehur për këtë vendimmarrje, por vetëm kanë rrezuar propozimin e Klement Zgurit për të mos regjistruar Bindjen Demokratike.

Zguri në qëndrimin e tij u shpreh se kjo parti sipas tij nuk ka lindur ende politikisht, pasi vendimi i Gjykatës për regjistrimin e saj nuk ka hyrë ende në fuqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY