DETAJE/Luftë mes klaneve për drogën shqiptare, atentat bosit mafioz në Itali

DETAJE/Luftë mes klaneve për drogën shqiptare, atentat bosit mafioz në Itali

167
0
Shares

Mediat italiane kanë publikuar detaje lidhur me një ngjarje të ndodhur mes klaneve mafioze në Fogia.

Sipas asaj që shkruhet, mbrëmjen e djeshme është vrarë në një atentat një prej bosëve të mafias. Mediat shkruajnë se një luftë mes klaneve Perna dhe Raduano ka ndodhur edhe në fillim të vitit 2018, ku viktimat ishin nga klani rival i bosit që u vra mbrëmjen e djeshme.

Policia italiane thotë se kjo është një luftë mes klaneve për territorin dhe kontrollin e drogës shqiptare.

Konkretisht, është vrarë Girolamo Perna, 28 vjeç bosi i viestanos. Gjithçka ka të bëjë me kontrollin e territoreve dhe sidomos të drogës që transportohet nga Shqipëria në këtë rajon.

Vrasjet e njëpasnjëshme

Në janar të vitit 2015 është ekzekutuar bosi historik i kësaj zone, Angelo ‘cintaridd’ Notarangelo. Në shtator 2016 do të vritej Giampiero Vescera, 27 vjeç.

Më pas radhën do e kishte 33-vjeçari i vrarë në janar 2017, i qëlluar pranë shtëpisë së tij.

46-vjeçari Onofrio Notarangelo, vëllai i bosit ‘cintaridd’ do të vritej po në janar 2017. Gjatë këtij viti do të ndodhte edhe vrasja e 31-vjeçarit Omar Trotta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY