Provimet e maturës, ndryshon metoda e korrigjimit të tezave

Provimet e maturës, ndryshon metoda e korrigjimit të tezave

153
0
Shares

Provimet e Maturës Shtetërore nuk do të korrigjohen më në letër. Sipas informacioneve zyrtare, këtë vit pyetjet më alternativë do të vlerësohen elektronikisht, me kompjuter. Kjo metodë synon të shmang gabimin njerëzor dhe të shkurtojë kohën e korrigjimit.

Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thotë se përdorimi i teknologjisë minimizon gabimin njerëzor si dhe redukton kohën e korrigjimit të provimeve.

Rezana Vrapi shpjegon se testi do të skanohet e më pas do të kontrollohet e vlerësohet në kompjuter.

Rezana Vrapi: Rritja e besueshmërisë në procesin e korrigjimit, rritja e saktësisë, pra minimizimi i asaj që e quajmë gabim njerëzor, lehtëson procesin maksimalisht. Ne synojmë të fitojmë pak më shumë kohë.

Përsa i përket pjesës tjetër që janë pyetjet me zhvillim, ose edhe eseja, ato do të korrigjohen nga mësues të shkollave të mesme, të certifikuar.

Ministria e Arsimit synon që vitet e ardhshme ta përdor teknologjinë edhe në korrigjimin e pyetjeve me zhvillim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY