Krimet e Rënda 110 vjet burg për 9 imamët e vetshpallur

Krimet e Rënda 110 vjet burg për 9 imamët e vetshpallur

128
0
Shares

Gjykata  e Apelit e Krimeve të Rënda dha dënimet për 9-të të pandehurit e akuzuar për rekrutim të shqiptarëve dhe dërgimin e tyre në Siri, për të luftuar për ISIS.
Gjykata nuk ndryshon masat e dënimeve për Bujar Hysën, i akuzuar si drejtuesi i grupit as për Genci Ballën e Gerti Pashjen. Ndërsa janë ulur dënimet për të pandehurit e tjerë.
1- Bujar Hysa i akuzuar si drejtues i grupit,  dënohet me 18 vjet burg. I njëjti dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda
2- Genci Balla dënohet me 17 vjet burg. I njëjti dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda
3- Gerti Pashja u dënua me 17 vjet burg. I njëjti dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda
4- Verdi Morava dënomet me 10 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi 16 vjet.
5- Zeqir Imeri dënohet me 13 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi 17 vjet.
6- Fadil Myslimani dënohet me 10 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi  12 vjet
7- Orion Reçi dënohet me 6.8 vite burg.  Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 13 vjet
8- Astrit Tola dënohet me 4.8 vite burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 7 vjet burg.
9- Edmond Balla dënohet me 13 vite burg. I njëjti dënim u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda
Në 3 maj të këtij viti gjykata e shkallës së parë i dënoi të akuzuarit me 126 vite burg gjithsej, vendim i cili u ankimua edhe nga vete ata dhe nga prokuroria. Me vendimin e sotëm dënimi I tyre shkon në gjithsej 109.6 vite burg .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY