Droga në Itali, ish-deputeti: Nuk u kap asnjë “punëdhënës”, as nga ata...

Droga në Itali, ish-deputeti: Nuk u kap asnjë “punëdhënës”, as nga ata që folën me Gjushin për zgjedhje…

87
0
Shares

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka reaguar pas lajmit se në Itali u kapën 1,500 kg drogë, ku në pranga ranë dhe dy shqiptarë.

Sipas ish-deputetit, ajo që nuk dihet nga ngjarje të tilla, është se kush jnë punëdhënësit që urdhërojnë për të tilla ngarkesa.

“Të vetmit që janë në burg, janë 2 skafistët që kap italiani një ditë po, një ditë jo, një ditë ndoshta… asnjë “punëdhënës” nga ata që kapen duke folur me Gjushin a Damianin për zgjedhje”,-shkruan Strazimiri.

STATUSI I PLOTE

1.500 kg drogë nën kujdesin e “bravo çunave” drejt Italisë, tani që “s’ka më asnjë rrënjë të mbjellur” …

Që të jesh në gjendje të grumbullosh 1.500 kg drogë, do të thotë që të kesh hapur “ndërmarrje grumbullimi” si në kohë të Kristaqit, me magazina, furnitorë, mercologë e deri tek punëtorë ngarkim-shkarkimi! Që ta transportosh pastaj deri në breg të detit, të duhet edhe një “ndërmarrje transporti” sado modeste, me dispeçeri dhe logjistikë…

E gjitha kjo, nën hundën e “Policia që duam”, asaj më të mirës në Evropë…

Pyetja është:

– sa “ndërmarrje grumbullimi” të tilla funksionojnë suksesplotë, në këtë Shqipërinë tonë të “arritjeve”?

Sado që të jenë, një gjë është e qartë si drita e diellit:

– të vetmit që janë në burg, janë 2 skafistët që kap italiani një ditë po, një ditë jo, një ditë ndoshta… asnjë “punëdhënës” nga ata që kapen duke folur me Gjushin a Damianin për zgjedhje!!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY