MPB heq dorë nga 0.2 përqindëshi: Drogë ka, por e rëndësishme është...

MPB heq dorë nga 0.2 përqindëshi: Drogë ka, por e rëndësishme është që kapet

60
0
Shares

Shifra 0.2 për qind, e deklaruar javë apo muaj më parë, si sasia e mbetur e drogës së mbetur pa asgjësuar në Shqipëri, duke se nuk është më e tillë, kaq e papërfillshme. Sasitë e drogës “me origjinë shqiptare”, të bllokuara me tonë në Itali apo Greqi, e tejkalojnë disa fish këtë 0.2 përqindësh.
Këtë e ka pranuar më në fund edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Në një reagim të saj sot, në përgjigje të deklaratës së Enkelejd Alibeajt, më herët, në emër të PD-së, MPB pranon ekzistencën ende të “fenomenit drogë”, por mjaftohet dhe vetëkënaqet se ajo bllokohet nga “partnerët ndërkombëtarë”.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Punëve të Brendshme


ministria e brendshme newMinistria e Punëve të Brendshme konsideron rezultat, kur kapet drogë duke bashkëpunuar me partnerët. Partia Demokratike konsideron rezultat kur nuk kapet asgjë.
Nëse do gjente kohën për t’u hedhur qoftë edhe një sy deklaratave të partnerëve në fund të çdo operacioni të përbashkët kundër narkotikëve, zyrtari i PD-së do ta kishte më të lehtë të mos dilte në përfundime si këto të sotmet, që rezultatet e përbashkëta kundër trafikimit i numëroi si dobësi e punës së Policisë së Shtetit!
Në fakt këtë PD-ja nuk e ka për herë të parë. Në memorien e çdokujt janë deklaratat e opozitës që për çdo parcelë me kanabis të shkatërruar nga Policia, dilte në konferencë shtypi dhe fliste për lidhjet të strukturave policore me krimin.
Është një fakt i pamohueshëm që 3 vitet e fundit, niveli i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policitë e vendeve partnere është në standarde të panjohura më herët.
Është ky bashkëpunim që ka dërguar para drejtësisë dhjetëra trafikantë narkotikësh, ka bërë të dështojnë shumë tentativa për dërgimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të huaja, apo të sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge.
Dhe janë rezultatet kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe veçanërisht kundër kultivimit të narkotikëve, që evidentohen si sukses në raportin e fundit të Komisionit Europian.
PD bën mirë të kuptojë se sukses është kur e kap drogën, siç po bëjmë bashkë me partnerët, e jo kur droga kalon pa e kapur njeri.
Ndaj lajmi që kapen trafikantë, është lajm i mirë, jo lajm i keq, si ato që kërkon të sajojë PD-ja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY