DETAJE/ Tiranë, i plagosuri në atentat, i shpallur në kërkim nga policia

DETAJE/ Tiranë, i plagosuri në atentat, i shpallur në kërkim nga policia

150
0
Shares

Personi i cili ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Kinostudio i identifikuar si Dejvis Rustemaj është një emër jo i panjohur për policinë. Në shkurt të viti 2015 Dejvis Rustemaj bashkë me shtetasin e inicialit A. Ç., kanë kërcënuar me armë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë djalin e një biznesmeni me inicialet I. F., dhe një 23-vjeçar me inicialet A. F.
Ata kanë qenë shpallur në kërkim nga policia për incidentin në fjalë dhe që prej asaj kohe nuk kanë qenë arrestuar, shkruan Panorama.

Ngjarja në 2015

Borxhi 1 mijë euro, kanoset djali i një biznesmenit
Djali i një biznesmeni të naftës në Tiranë është kërcënuar me armë nga dy persona, pasi u kishte marrë një shumë prej 1 mijë euro borxh. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, në rrugën “Mine Peza”. Sipas policisë, djali i biznesmenit I. F., 23 vjeçari A.F, pasditen e së dielës është kërcënuar me armë nga Dejvis Rustemaj dhe A. Ç., të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia.
Dejvis Rustemaj dhe A. Ç., u kanë prerë rrugën 23 vjeçarit i cili ndodhej i vetëm dhe duke e kërcënuar me armë në kokë i kanë kërkuar atij shumën e parave që ai u kishte marrë borxh pak kohë më parë. Më pas, sipas deklaratës që F… ka bërë në polici, mësohet se autorët e ngjarjes e kanë kërcënuar atë se nëse nuk do të dorëzojë shumën prej 1 mijë euro brenda kësaj jave, ai do të vrite. Pas kësaj, dy personat e armatosur janë larguar prej andej me një makinë, ndërsa vetë 23 vjeçari, A. F., është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për të bërë denoncimin. Ai ka deklaruar në polici se i njihte dy personat që e kishin kërcënuar, si dhe ka treguar emrat e tyre. Lidhur me këtë, policia po punon për gjetjen dhe vënien në pranga të dy autorëve të kanosjes.

Dëshmia
Burime nga Policia e Tiranës, bënë me dije se djali i biznesmenit, 23 vjeçari A. F., ka pranuar se u kishte marrë para borxh dy djemve. I pyetur nga grupi hetimor, djali ka deklaruar se shumën e lekëve e ka kërkuar para pak kohësh, duke mos dhënë një arsye se për çfarë i ishin dashur apo se për çfarë i kishte harxhuar ato. “Dy djemtë që më kërcënuan i njoh prej disa kohësh, pasi u kam marrë edhe disa para borxh. U kam thënë se do ja u ktheja në kohë ato. Por, sot (pardje) më kanë zënë rrugën dhe më kanë kërcënuar duke më vënë në kokë pistoletën dhe nëse unë nuk ua jap brenda një jave paratë që u kam marrë borxh, ata do të më vrasin”, mësohet të ketë deklaruar në polici 23 vjeçari A. F. Më pas, ai ka shtuar më tej se ndihet tepër i frikësuar nga kjo gjë, dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur sa më parë dy personat që e kishin kërcënuar.

Borxhi
A. F., pak kohë më parë u kishte marrë borxh një shumë prej 1 mijë euro dy personave të armatosur. F… ka deklaruar se nëse nuk do të paguajë paratë brenda një jave, ata do ta vrasin.

 

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, rruga “Xhanfize Keko”, pranë Xhamisë, është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë dhe po merr mjekim në S.Q.U., ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky shtetas është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motor së bashku me një shtetas tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY