Kapet një gomone me 1.5 ton drogë në Itali, pranga 2 shqiptarëve

Kapet një gomone me 1.5 ton drogë në Itali, pranga 2 shqiptarëve

219
0
Shares

Vazhdojnë të kapen sasi të mëdha droge ku të përfshirë janë shqiptarët.

Këtë herë ka qenë një gomone me 1.5 ton drogë e cila është sekuestruar në Itali, ndërsa në pranga janë vënë dy  skafistët shqiptarë.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme në brigjet Santa Maria di Leuca. Siç raportojnë mediat italiane, policia identifikoi një gomone, e cila po i drejtohej brigjeve italiane.

Dy kontrabandistët shqiptarë e hodhën drogën në det, por pas mbledhjes rezultoi që sasia ishte rreth 1.5 ton, e ndarë në 7 pako.

Nëse droga do të dilte në treg vlera e saj ishte 15 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY