Ish-ministri për Metën: Dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet

Ish-ministri për Metën: Dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet

80
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kujtuar presidentit Ilir Meta detyrimet që i parashtron Kushtetuta, mbi rolin e tij si kryetar shteti për zgjidhjen e ngërçeve politike.

Lidhur me këtë, Manjani i ofron edhe shembullin e ish presidentit Alfred Moisiu në 2007, kur Rama nuk u regjistrua në zgjedhjet lokale.

“I lexuar më thjeshtë, neni 86.1 i Kushtetutës do të thotë se:
1. Shoqëria (populli) paguan kryetarin e shtetit të saj për të garantuar unitetin e saj.
2. Uniteti i shoqërisë më së pari ruhet dhe garantohet për çështje themelore, si demokracia, liritë dhe të drejtat themelore, tërësia territoriale, historia gjuha e kultura e popullit dhe funksionimi i shtetit në tërësi.

Po për ç’demokraci, shtet e shoqëri unike flasim kur të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik?!

Kjo është dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet ! Le të bëjë, të paktën aq sa bëri Presidenti Moisiu në vitin 2007, kur Edi Rama nuk u regjistrua për zgjedhjet lokale të atij viti…”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY