Shehaj, solidaritet me Tufen: Te tregojme e te ndeshkojme krimet e komunizmit

Shehaj, solidaritet me Tufen: Te tregojme e te ndeshkojme krimet e komunizmit

110
0
Shares

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka denuar sulmet e disa zyrtareve te politikes ndaj Agron Tufes. Shehaj ben thirrje qe te vijohet ne denoncimet e krimeve te komunizmit.

Postimi i Shehaj:

Ditët e fundit, ish-funksionarë e përsekutorë komunistë dhe pinjollë të tyre sulmuan ashpër shkrimtarin Agron Tufën. Në sulmet e tyre nuk janë druajtur fare t’i thurrin lavde komunizmit dhe atyre që shkatërruan qindra mijëra jetë dhe vranë lirinë e një kombi.

Që të vihej në këtë pikë u desh që të mos reflektohej kurrë mbi diktaturën vrastare enveriste, u desh që të mos u mbyllej rruga drejt pushtetit ish-drejtuesve dhe persekutorë komunistë, u desh të mos dekomunistizohej asnjeherë shoqëria jonë. U desh të heshtet dhe të lihen në harresë krimet çrrenjëzore të komunizmit dhe autorët e tyre, e mbi të gjitha, u desh të liheshin brezat e rinj të pas komunizmit në padije të plotë për këto krime.

Ndaj sot, si homazh për jetët e humbura në duart çnjerëzore komuniste, në shenjë respekti dhe reflektimi për vuajtjet e njerëzve si Agron Tufa, por edhe si garanci që të mos lejojmë ta humbasim përsëri lirinë dhe dinjitetin njerëzor duhet të flasim, të tregojmë, të dëshmojmë, të ndajmë, të shkruajmë dhe lexojmë për krimet e komunizmit. Një fillim i mirë mund të jetë faqja www.kujto.al ku prej disa vitesh po ndërtojmë një arkivë të njerëzve të persekutuar dhe të vrarë nga komunistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY