DETAJET/ Saga e gjakderdhjes në Shkodër, vrasësi i Bilalëve, djalë i Licajve

DETAJET/ Saga e gjakderdhjes në Shkodër, vrasësi i Bilalëve, djalë i Licajve

184
0
Shares

Ibrahim Lici është shpallur në kërkim nga policia si ekzekutori i vëllezërve Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 mars të këtij viti në Shkodër. Por ky ishte akti i fundit i sagës së hakmarrjeve dhe përplasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër.

Në pranga për ngjarjen kanë përfunduar dy persona, konkretisht Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe Myslym Rama, 23 vjeç, po nga fshati Mjedë, për të njëjtën vepër penale.

Por kush është 26-vjeçari Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali? Burime për “BalkanËeb” bënë me dije se ai është nipi i Fatbardh Licit i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal.

Nga ana tjetër viktima Fatbardh Lici është kunati i Lulzim Kullës, biznesmenit të njohur ndaj të cilit u bë atentat më 13 janar të vitit të kaluar me lëndë shpërthyese ku mbeti i plagosur.
Ky atentat dyshohet se ishte dhe ngjarja që prishi qetësinë mes grupeve në Shkodër.

Në këtë atentat, të kryer pranë tregut më popullor të qytetit, mbetën të plagosur 8 persona, mes të cilëve edhe vetë Kulla. Ngjarjet sipas policisë lidhen me hakmarrjen dhe përplasjen mes grupeve kriminale si dhe aktivitetin e djalit të Astrit Bilalit i cili mbeti i vrarë më 30 mars, Asmirit, një ish-kampion i sportit të boksit, i arrestuar në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25-vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj. Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizuar në bazë familje.

KRIMET NË SHKODËR

Atentati ndaj Lulzim Kullës u pasua nga atentate të njëpasnjëshme ku, deri tani, kanë mbetur të vrarë 9 përsona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.

13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.

Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.

18 qershor 2018, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.

15 korrik 2018, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.

1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kalëronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.

14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.

20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.

30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY