Denoncimi/ “Në maternitet ra tavani dhe zuri poshtë gra e fëmijë… disa...

Denoncimi/ “Në maternitet ra tavani dhe zuri poshtë gra e fëmijë… disa janë rëndë!”

142
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar këtë të premte një denoncim të rëndë të ardhur nga një qytetar anonim i cili deklaron se ditën e djeshme në maternitetin “Mretëresha Geraldinë” në Tiranë ka rënë një pjesë e tavanit në njërën prej dhomave të pacienteve.

Sipas denoncuesit disa persona janë lënduar, ndër ta fëmijë dhe gra. Ai shprehet se madje disa kanë përfunduar në reanimacion teksa policia dhe Ministrja e Shëndetësisë janë munduar të fshehin sa më parë ngjarjen.

Statusi i Berishës:

Nje skandal i vertet ne maternitet qe fshihet!

Ndrikull Manasterliu dhe policia fshehin ngjarjen.

Lexoni denoncimin e pacientit dixhital. sb

Mirmbrema z.Berisha , ju informoj se mbrem tek materniteti tek treni esht shembur tavani ne nje dhome me dhe ka zen posht gra e fmij , dhe vendi esht pastruar brenda 1 ore , disa jan ne reanimacion nje grua ka psuar frakture te klavikules dhe shpatulles per tjera nuk dihet , ka ardh dhe drejtoresha urgjent mbrem dhe bente presion ce te pastrohet urgjent.Por sot ne mengjes ne mbledhjen e mengjesit mjeket nuk u informuan per ngjarjen asnje fjale dhe drejtoresha nuk erdhi fare ne mbledhje anonim ju lutem

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY