Grupi Parlamentar i LSI-së i është vënë përballë qeverisë që ka ndërmend të rrisë akcizën për gazin e lëngshëm me të paktën 25% vlerës së saj aktuale.
Pavarësisht se nuk ka bërë transparente arsyet se pse qeveria po shton taksën për gazin, LSI ka renditur tri arsye se pse kjo tarifë e re duhet evituar nga kurrizi i qytetarëve dhe bizneseve.
1. Rritja 13 leke per liter është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve, pasi rritja është tepër e lartë, krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve.
2. Janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë.
3. Biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh, për efekt kostoje, i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 L/litër ose thënë akoma një rritje më shumë se 25% e çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve të cilët u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke përllogaritur si zgjedhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës.
Në vijim LSI rendit edhe cështjen e mjedisit. “Është parashikuar që 116 kTon CO2, ose 16% e kontributit total, do të reduktohet nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gaz natyror. Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtij objektivi kombëtarë”, thotë në amendamentin e saj LSI.
Rritja e akcizës së gazit vjen si kompensim për uljen e rentës minerare. Prej më shumë se një viti bizneset e industrisë nxjerrëse kanë bërë presion për uljen e rentës duke marrë parasysh në atë periudhë cmimet jofavorizuese të tregut të mineraleve, vecmas kromit dhe bakrit. Por tani cmimet e tregut nderkombetar janë favorizues ndërkohë që renta është përgjysmuar.
Duket qartë që lobimi i bizneseve të mineraleve në Parlament dhe pranë deputetëve apo qeverisë ka qenë shumë i fortë se ai i gazit.
Kohët e fundit qeveria e Ramës ka goditur fort ato biznese ku ndjehet ndikimi i LSI-së ose që mund të shërbejnë si furnitorë të shpenzimeve elektorale për këtë parti sic eshte edhe projeksioni per te rritur pagen minimale per efekt te sigurimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/