Skema e vjedhjes ne Rinas, si u ndane rolet mes grabitesve

Skema e vjedhjes ne Rinas, si u ndane rolet mes grabitesve

189
0
Shares

Ne emisionin “Opinion”, janë shpjeguar rolet që kanë patur të gjithë personat që janë arrestuar dhe ata që dyshohet se kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit.

Ka qenë gazetari Spartak Koka ai që në bazë të informacioneve nga policia ka ndërtuar skemën se si ka vepruar grupi.

Prokuroria dhe policia po punojnë që përveç Alkond Bengasit, të bëjnë bashkëpunëtor të drejtësisë edhe një nga katër të arrestuarit e tjerë deri tani për grabitjen e 6.5 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Kjo përpjekje e hetuesve vjen pasi 34-vjeçari nga Elbasani nuk i njeh të gjithë anëtarët e bandës, megjithëse nga dëshmia e tij u identifikuan disa prej tyre.

Nderkohe automjetet që janë përdorur në grabitje janë futur nga Kosova. Gazetari Spartak Koka tha në Opinion se për ngjarjen e parë, atë të vitit 2015 mjeti fuoristradë ka ardhur nga Kosova.

“Për kartën e identitetit që ka marrë në Kosovë, Klement Çala ka paguar 8-10 mijë euro. Ka nisur një hetim se si e ka marrë këtë kartë identiteti të rregullt. Dy persona janë në hetim se si kanë ndihmuar Admir Muratajn dhe Çalën me mjete”, tha gazetari.

Sipas tij, përpara se të kryhej grabitja në 9 prill grupi kishte bërë testime për të zhvendosur bllokun e betonit, kan provuar se sa do vonoheshin në pistë apo kohë do t’ju merrte hapja e derës rrethuese.

Këto fakte janë bërë të ditur për grupin hetimor nga Alkond Bengasi, një nga të arrestuarit i cili është i penduar i drejtësisë. Bengasi është pikërisht personi që bëri modifikimin e furgonit të grabitësve. /Opinion.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY