Basha i përgjigjet Ramës: Në burg do të shkojnë bashkëpunëtorët e tu!

Basha i përgjigjet Ramës: Në burg do të shkojnë bashkëpunëtorët e tu!

81
0
Shares

Nga Miloti kreu i demokratëve, Luzlim Basha iu përgjigj paralajmërimit të Ramës se do të shkojë në burg kushdo që guxon të prishë zgjedhjet.

Basha u shpreh se në burg do të shkojnë ata që cënojnë zgjedhjet, si Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Edi  Ramës.

Lulzim Basha: Duhet ta dijë mirë Edi Rama, shërbëtorët dhe mercenarët e tij se në burg do të shkojnë me të vërtetë ata që cënojnë zgjedhjet, në burg do të shkojnë Vangjush Dako, në burg do të shkojë Damian Gjiknuri, në burg do të shkojnë të gjithë bashkëpunëtorët e Edi  Ramës, të cilët janë kapur duke trafikuar votat e shqiptarëve. Çdo shqiptar i lirë e ka për detyrë dhe mision kombëtar që të na bashkohet ne që 30 qershori mos të jetë dita e një krimi tjetër elektoral. Në asnjë qendër votimi nuk do të lejojmë krimin elektoral të përsëritet. Është misioni jonë, borxhi ynë për ata që sakrifikuan për liri dhe demokraci që të mos lejojmë  më krimin elektoral në asnjë qendër të vetme votimi por të luftojmë sy për sy, dhëmbë për dhëmbë për demokraci, për liri. Vetëm kështu do të mund të kthejmë normalitetin dhe stabilitein duke ju dhënë shqiptarëve të drejtën e pamohueshme, të zgjedhin ata parlamentin dhe qeverinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY