LAJMI I FUNDIT/ Policia kontrolle blic në Krujë dhe Nikël për gjetjen...

LAJMI I FUNDIT/ Policia kontrolle blic në Krujë dhe Nikël për gjetjen e parave të grabitura në Rinas

151
0
Shares

Policia ka nisur një aksion të gjerë në Krujë dhe Elbasan, me qëllim për të gjetur paratë e grabitura në Rinas më 9 prill.

Aksioni po zhvillohet paralelisht në këto dy qytete, dhe policia ka me vete edhe pajisje si detektorë, për të gjetur paratë.

Kontrollet po ushtrohen në banesat e personave të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

Detektorët thuhet se po përdoren nisur nga rastet kur në grabitjet e mëhershme paratë janë fshehur në tava me presion që ishih fshehur në tokë.

Deri tani në qelitë e paraburgimit mbahen 5 persona, dy nga Kruja dhe 3 nga Elbasani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY