DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI.
Sot, opozita dhe qytetarët do të jenë sërish së bashkunë të njëjtën kohë, në orën 18.00, në të gjithëShqipërinë për të demonstruar se një qeveri e paralizuar nga krimi dhe e krimbur nga korrupsioni i kabllokuar Shqipërisë rrugën e saj europiane.
Së bashku me mijëra qytetarë, ne do të ndalojmëmakinat dhe do të kërkojmë që Kryeministri i votave tëblera me paratë e bandave dhe krimit të organizuar tëmos ketë më mundësi të shkatërrojë jetën e familjeveshqiptare, duke grabitur me babëzi të pakufishme çdopasuri të këtij vendi.
Edi Rama, i keqpërdoruri i tij dhe i krimit, TaulantBalla, si dhe çdo shërbëtor tjetër i tij brenda dhe jashtëparlamentit të krimit, e dinë fare mirë se zgjedhje më30 Qershor nuk ka për të patur.
Një qeveri ilegjitime, me një kryeministër ilegjitim, qëbrenda pak viteve e shndërroi Shqipërinë në njënarkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e tëndershme.
Alternativa e vetme e Edi Ramës sot është sulmikundër opozitës dhe qytetarëve! Është gazi lotsjellës nëprotesta, është gazi lotsjellës për të nxjerrë njerëzit ngashtëpitë, është falimentimi për bizneset, janë taksatvrastare për fermerët, janë mashtrimet për studentët, është papunësia për të rinjtë.
Nuk ka asnjë ide, asnjë program, asnjë punë me interespublik. Edhe kur nis të bëjë një punë, Edi Ramën nuk e drejton vizioni dhe ligji, por korrupsioni dhe antiligji. Pasi ka vjedhur votat, vjedh edhe taksat. Në qeverinë e Edi Ramës 1 kilometër rrugë kushton 20 milionë euro
Edi Rama nuk punon në interes të shqiptarëve.
Shumica dërrmuese e qytetarëve sot jetojnë më keqsesa dje, sepse ata nuk janë në axhendën e qeverisë.Prioritet i Ramës janë kriminelët brenda dhe jashtëburgjeve, të cilët i kanë siguruar atij pushtetin.
Prioritet për Ramën janë një grusht oligarkësh dheklientësh të oborrit të familjes së Edi Ramës, të cilëtkanë kapur ekonominë, janë pasuruar me PPP dhekoncesione, duke e bërë më të rëndë jetën e shqiptarëve.
Të gjithë këta janë të paprekshëm, sepse Edi Rama kakapur edhe drejtësinë.
Shqiptarët e kanë kuptuar këtë skemë grabitëse dherrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë tëvendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco.
Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuktrëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmjarrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/