Rama fillon “mbrojtjen”: Një çun e kanë për në rrugë, ndërsa një...

Rama fillon “mbrojtjen”: Një çun e kanë për në rrugë, ndërsa një çun për në zgjedhje

86
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shfajësuar veten e tij sërish. Teksa ka folur gjatë në Kuvend, Rama komentoi dhe krijimin e Bindjes Demokratike, duke thënë se kjo është një nismë e Sali Berishës.

‘’Na doli tani se unë paskam krijuar unë Bindjen Demokratike, po se e kam krijuar unë dhe jo Sali Berisha. Ku ndryshon Astrit Patozi nga Luli e Saliu? Ndryshojnë vetëm në një pikë që Astriti vinte dhe bënte këtu avokatinë e Berishës dhe Bashës dhe nuk ka pasur asnjëherë pushtet. Ka menduar Saliu që një djalë ta ketë për zgjedhje dhe një ta ketë për në rrugë.Si ka mundësi që nuk e ka përmendur njëherë Saliu Patozin, ou? Që kur na u bë Saliu demokrat?”, ka thënë Rama.

Nga ana tjetër, ai tha se  zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor, dhe mazhoranca do të garantojë lirinë e tyre. Rama e ndau opozitën në dy grupe, në opozitën e rrugës dhe atë që është në Kuvend, duke iu referuar prurjeve të reja nga listat.

Rama akuzoi Bashën dhe Kryemadhin duke thënë se ata po shkatërrojnë të ardhmen e vendit, për shkak se sipas tij duan pushtet pa zgjedhje dhe pa u votuar nga qytetarët.

Per te mbrojtur Partinë socialiste, Rama tha se  nuk ka patur ndonjëherë problem me Partinë Demokratike sa i përket shit-blerjes së votave, por problemi ka ardhur gjithmonë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Rama kërkoi nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi që ‘të shkojë në shtëpi’ në mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga ky fenomen.

“Gjysmën e punës e keni bërë, tani shkoni në shtëpi dhe rrini pushim. Bëjeni, të rrijë LSI një turn pushim dhe nuk do të ketë shit-blerje votash. Do e shpëtojmë Shqipërinë nga shit-blerja e votave”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY