Vasili i kundërpërgjigjet Ballës: Mazhoranca produkt i shit-blerjes së votës, ju pret...

Vasili i kundërpërgjigjet Ballës: Mazhoranca produkt i shit-blerjes së votës, ju pret burgu

69
0
Shares

Ish-deputeti i LSI i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili më herët u shpreh se LSI mban rekordin për blerjen  e votave.

Duke dalë para mediave për t’iu përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, Vasili tha se maxhoranca është produkti më i shëmtuar i shitblerjes së votës në vend. Ai citoi raportet e OSBE-ODIHR dhe DASH.

Ky është një parlament dhe Rilindja e cila e ka zaptuar atë parlament në kundërshtim me Kushtetutën e çdo gjë tjetër është produkti më i shëmtuar, më i neveritshëm i shitblerjes së votës në vend. Këtë nuk e thotë vetëm opozita por edhe OSBE-ODIHR, i cili thotë se vetëm LSI dhe PD denoncuan qartë shitblerjen e votës nga PS dhe nuk ka asnjë rresht që të provojë të kundërtën. Të njëjtën gjë pohon edhe raporti i DASH”, tha Vasili.

Ai theksoi se maxhoranca është vetë nën akuzë, duke përmendur dosjen 339, audio-përgjimet e tenderat. Vasili deklaroi se shqiptarët presin dhe do donin që ata që vodhën miliona euro në Unazën e Re të ishin në burg duke thene se maxhorancën e pret burgu.

“Burgu pret vetëm ata. Qoftë dosja 339, qoftë audiopërgjimet, qoftë Unaza e Re, qoftë Bregu i lumit, qoftë koncesionet janë një mal i madh dëshmish të pakundërshtueshme, të cilat i kanë rezervuar vetëm një fat kësaj qeverisje, të tërëve këtyre majmunëve të paguar dhe patateve të kalbura në parlament dhe fundi i tyre është vetëm një, prapa hekurave”,-ka deklaruar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY