Lumë akuzash mbi fierakun, ekstradohet nga Greqia 36-vjeçari

Lumë akuzash mbi fierakun, ekstradohet nga Greqia 36-vjeçari

103
0
Shares

Interpol Tirana ka kapur dhe ka ekstraduar nga Greqia  2 shqiptarë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Specialitët e Rendit u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana.

Toskaj ka qenë I dënuar nga Gjykata e Vlorës me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Po ashtu është bërë dhe ekstradimi nga Athina drejt vendit tone I G.B., 48 vjeç, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Pogradecit në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje”

Njoftimi i plotë i Policisë:

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Ali Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY