I vihet flaka makinës së kreut të Hipotekës, dyshimet e para

I vihet flaka makinës së kreut të Hipotekës, dyshimet e para

91
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Makinës së një drejtori i është vënë flaka mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit.

Sipas Policisë së Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë ZRPP-së (Hipoteka) në Laç, Klevis Berhani. Ngjarja thuhet se është e qëllimshme dhe jo aksidentale.

Berhani nuk ka pranuar që të japë shpjegime në polici, dhe ka kërkuar që ngjarja të mos bëhet mediatike. Sipas burimeve ai nuk njihet si tip konfliktual dhe rezulton pa precedent të mëparshëm.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, dhe mendohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e Berhanit.

Djegia e mjeteve është kthyer në një fenomen shumë shqetësues në vendin tonë, ndërsa rastet janë kryesisht të qëllimshme, dhe shërbejnë si paralajmërime për pronarët e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY