Rrëfimi i Ridvan Bodes: Pse pranova ofertën e Edi Ramës dhe e...

Rrëfimi i Ridvan Bodes: Pse pranova ofertën e Edi Ramës dhe e ardhmja në politikë

139
0
Shares

Për herë të parë ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka rrëfyer si e mori propozimin nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “A2 Business Week” Bode u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Kryeministrin më parë, ndërsa thotë se propozimi ishte me mesazh dhe me anë të një individi.

“E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, tha Bode.

Më tej, Bode theksoi se ky ishte edhe një vendim për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga politika.

“Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen nga politika, e cila është përfundimtare. Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”, është shprehur Bode.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY