Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rritjen e pagës minimale për punonjësit e sektorit publik duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm.
Nga 22 mijë lekë që marrin aktualisht, paga e tyre do të jetë 37 mijë e 500 lekë të reja. Kjo është rritja më e madhe nga kategoritë e pagave me 70%, ndërsa paga mesatare dhe ajo e lartë rritet nga 7% në 10%.
“Paga e ulët, nga 220 mijë lekë të vjetra që e kemi aktualisht, me këtë paketë e çojmë në 375 mijë lekë të vjetra. Nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka sot pagën aktuale 355 mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë dhe kështu në mënyrë progresive kemi një rritje e cila kur vinte paga bruto bëhet 589 mijë lekë”, tha Rama.
Kryeministri tha se ka vendosur të rrisë pagat për administratën publike pasi ajo e ka mbështetur e para refromat sic është pagesa e energjisë elektrike.
“Janë mbi 340 mijë kontrata të reja të konsumatorëve . Për këtë arsye kemi vendosur të spostojmë nga buxheti i shtetit në buxhetin e familjen e 100 milionë dollarë për të rritur rrogat dhe pensionet”, tha Rama.
Kjo është rritja e parë e pagave dhe pensioneve përgjatë tri viteve të qeverisjes së majtë. Përgjatë këtyre viteve qeveria nuk indeksoi as inflacionin edhe pse ai ka qenë në nivele shumë të ulëta, larg objektivit prej 4%.
Rritja e pagës minimale është objektiv që të shtrihet edhe në sektorin privat. Nga 220 mijë lekë të vjetra që është tani ajo pritet të shkojë në 250 mijë lekë, cfarë do të thotë rritje e shpenzimeve për shumë biznese që kosoton kryesore e kanë atë të fuqisë punëtore sic janë fasonët apo call centers.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/