Vdekja e 25 vjeçares në Elbasan, kirurgu: Arrestimi i mjekëve, akt terrorist

Vdekja e 25 vjeçares në Elbasan, kirurgu: Arrestimi i mjekëve, akt terrorist

220
0
Shares

Pas vdekjes së 25-vjeçares ne maternitetin e Elbasanit kirurgu i njohur, Agron Menzelxhiu shpjegon se tromboembolia polmonare që i mori jetën Rexhina Debrovas është një komplikacion që nuk mund të evitohet në operacionet urgjente, por vetëm në ato të planifikuara.

“10-15% të vdekjeve akute në SHBA ndodhin për shkak të tromboembolia polmonare. Ka shtete që këtë përqindje e kanë edhe më të lartë. Ka qenë një barrë e vonuar dhe ndërhyrja është dashur urgjente se mund të ndodhte edhe vdekja e fëmijës në barkun e nënës. Doktorët janë detyruar ta operojnë urgjent duke i marrë disa analiza të zakonshme”, shprehet mjeku

Kirurgu Menzelxhiu e cilëson një akt terrorist arrestimin e dy mjekëve të Elbasanit, pasi sipas tij askush nuk mund të bëhet fajtor pa dalë ekspertiza mjekoligjore.
“Akti i arrestimit të mjekëve është një akt terrorist policor i pastër për të cilën unë mendoj që drejtori i policisë Elbasan dhe ministri i brendshëm duhet të japin përgjigje zyrtare. Sepse pa hetimin mjeko ligjor nuk mund të arrestohet mjeku. Arrestimi i tyre është një akt i paprecedentë një shkelje e të drejtave të njeriut. Unë habitem si nuk ka reaguar urdhri i mjekut dhe ministria e shëndetësisë. E keqja këtu është se nuk ka sindikata”, theksoi ai.

Si ish-punonjës i spitalit të Elbasanit, Menzelxhiu thekson se në këtë spital nuk ka kushte për analiza të hollësishme, të nevojshme për t’u kryer përpara ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas tij, janë disa faktorë të koagulimit që aktualisht nuk gjenden në spitalet shtetërore në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY