Agron Tufa: “I kam lënë me shkrim nëse më ndodh diçka, dihet...

Agron Tufa: “I kam lënë me shkrim nëse më ndodh diçka, dihet se kush do më sulmojnë”

132
0
Shares

Agron Tufa, drejtor i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, është përfshirë prej disa javësh në një debat me deputetin socialist, Spartak Braho, ish-deputetin Sabit Brokaj dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa, pasi u kujtoi me dokumente krimet e komunizmit dhe pjesëmarrjen në direkte në to.

Tufa tashmë i është drejtuar gjykatës, pasi ndihet i kërcënuar për jetën nga deputeti Spartak Braho.

Në emisionin “Top Talk” ai tha se është i përgatitur për gjithçka dhe se ka lënë një dëshmi se nëse i ndodh diçka e keqe, dihet se kush janë autorët e sulmit.

“Kam përballë segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i rrezikuar, moralisht kjo ndihet, por ndihem edhe fizikisht. Mesazhe kërcënuese vijnë me anë të personave anonim dhe jo anonim. Kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët e sulmit”, tha Tufa.

Studiuesi Agron Tufa i ka cilësuar si enveristë deputetin Braho, ish-deputetin Sabit Brokaj dhe ish-ambasadorin Tarifa, ndërsa këta të fundit këta të fundit e akuzojnë për njollosje të së shkuarës së lavdishme të luftës.

Gjatë intervistës Tufa sqaroi edhe fillesën e debati publik mes tij dhe personave të lartpërmendur.

“Pas paraqitjes së raportit vjetor në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, bëhet mbledhja për miratimin e rezolutës. Në atë mbledhje, përveç të tjerëve ka qenë edhe deputeti Spartak Braho, që lëshoi një lumë akuzash drejt meje dhe institutit, pa pasur asnjë bazë apo fakt konkret. Në këtë mënyrë, e mora videon dhe e bëra të njohur, që të shihej se në çfarë mënyre sulmohet një institucion”, tha Tufa.

Tufa ka kërkuar gjithashtu edhe  përjashtimin e gjithë ish-sigurimsave të shtetit komunist nga administrata e tanishme.

“Ka një kapitull në raportin tim që flitet për praninë e madhe në institucionet tona të pavarura dhe varura, të administratës nga ish-sigurimsa. Janë me qindra ish-sigurimsa. 519 ish-sigurimsa janë vetëm në Policinë e Shtetit. Apeli im është që të reagojë qeveria ndaj kësaj situate”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY