FOTO/Lleshanaku shpallet finaliste për çmimin Griffin 2019

FOTO/Lleshanaku shpallet finaliste për çmimin Griffin 2019

106
0
Shares

Libri ”Negative space” i Luljeta Lleshanakut, i përkthyer nga Ani Gjika, shpallet një nga katër finalistët për çmimin GRIFFIN 2019, në Kanada.

Pas vlerësimit me çmimin PEN-I Anglez, dhe përzgjedhjessi finalist përçmimin “PEN America 2019”, përmbledhja me poezi “Negative space” e Luljeta Lleshanakut, e përkthyer  mjeshterisht nga Ani Gjikadhe e botuar njëkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Boodaxe  Books dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga New Directions gjatë vitit që shkoi, përzgjidhet si një nga katër librat finalist për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN, në Kanada.

Çmimi Griffin, është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti  Scott  Griffin dhe jepet çdo vit në dy kategori: për poezinë ndërkombëtare të shkruara po të përkthyer në anglisht, dhe për poezinë kanadeze. Fitues të mëparshëm të këtij çmimi, kanë qenë autorë të njohur si: Anne Carson, John Ashberry,  Charles Simic, Charles Wright, Paul Muldon, Heather McHugh, Paul Celan, etj.

Në argumentin e saj për përzgjedhjen e librit “Negative space” si finalist, Juria e çmimit GRIFFIN shprehet:

Sa më pak e njohur gjuha origjinale, aq më e çmuar bëhet dhurata e përkthimit! Libri Negative Space  I Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rralle tek poezia shqipe bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi te mprehtë, Ani  Gjika e cila është edhe vetë poete, ka mundur të shprehë në anglisht jo vetëm poezitë e Negative Space por dhe atmosferën e ngrysurqë zotëron gjatë gjithë librit, një ndjesi të thellë perkohshmërie që është pasojë e të jetuarit nën presionin e ashpër politik. Negative Space është gjithkund pjellore. Teksa hap portën e traumës, ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent, me ngjarje që nxjerrin në dritë realitetin e një njerëzimi të përbashkët, duke irikthyer dinjitetin këtij njerëzimi. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna, poezia e Lleshanakut është përherë trazuese, por dhe qetësuese për ne, banorët e saj.”

Ndërkohë, nënjë recension të titulluar “Mbi LuljetaLleshanakun”, të botuar në të mirënjohurën “London Review of Books” në fillim të muajit prill, shkrimtari dhe kritiku Michael Hoffman ndër të tjera shkruan:

Këto janë poezitë e esencës dheimagjinatës, në dukje të pavetëdijshme për lexuesin dhe kritikun dhe sigurisht që nuk luajnë me ta, të qarta dhe në pjesën më të madhe të natyrshme; ato e vendosin Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore të shekullit të  20-të: Akhmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajeëski.”

Çmimi GRIFFIN konsiderohetsi një nga më të rëndësishmit dhe më bujarët, pasi kap shumën  65 mijë dollarë kanadezë që ndahet midis përkthyesit dhe autorit, ndërkohë që secili nga finalistët  shpërblehet me 10 mijë dollarë  kanadezë.

Libri “Negative space” ështëpërmbledhje e dylibrave me poezi “Pothuajse dje” dhe “Homo Antarcticus”, të botuara në original nga Shtëpia botuese “OMBRA GVG”. Përkthyesja  Ani Gjika, është vlerësuar  edhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA për këtë përkthim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY