Ministri Gent Cakaj i ftuar në emisionin “Opinion” tregoi disa gjëra më shumë lidhur me angazhimin e tij në ministri sikurse dhe raportet me kryeministrin Rama.
Cakaj e mohoi të ketë lidhje me vajzën e Linda Ramës, duke treguar i bindur se jeton vetëm. Por nga ana tjetër, doli kontradiktor kur foli për raportin me Kryeministrin.
Cakaj u shpreh ndër të tjera se, më shumë kohë kalon me kryeministrin Edi Rama se sa me familjen e tij, duke mos e përjashtuar faktin se mund të kalojë kohë dhe me familjen e Kryeministrit.
Këtë deklaratë e ka ironizuar dhe ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili.
“Ky Gent Caka është skajshmërisht i dashuruar me Edi Ramën. Ishalla mësojnë sa më shumë nga shkollëpakësia e njëri tjetrit . Paçin jetë të lumtur”, shkruan Vasili.
Ministri shokoi gazetarin, kur tha se kishte që 14 vjeç që merrej me politikë, kjo për të justifikuar se postin e ministrtit e kryen më së miri dhe pse i ri në moshë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/