Gazmend Bardhi: Partia e Patozit nuk mund te marre pjese ne zgjedhje,...

Gazmend Bardhi: Partia e Patozit nuk mund te marre pjese ne zgjedhje, problem ligjor

778
0
Shares

Gazment Bardhi tha sot se Bindja Demokratike mund të marrë pjesë në zgjedhje vetëm me urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës

I pyetur për partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se vendimi është marrë një ditë pasi opozita vendosi për të mos u regjistruar në zgjedhje. Me pretendimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje, janë bërë fasadë e qeverisë.

Pyetje: Pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët?

Bardhi: Së pari shqiptarët janë të përfaqësuar nga ata që kanë votuar. Nuk mund të thuash se do përfaqësosh shqiptarët, kur shqiptarët nuk të kanë dhënë mandat përfaqësimi. E dyta, të pretendosh të hysh në zgjedhje, kur nuk ke krijuar ende parti, sepse sot ka skaduar afati, do të thotë se je duke i kryer një shërbim Edi Ramës, pasi si rregull, dhe këtu po flas si jurist, kjo parti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar në gjykatë. Në zgjedhje nuk marrin pjesë kandidatët për parti politike, por marrin pjesë partitë politike. E vetmja rrugë apo mënyrë që kjo parti, kandidatë për të qenë parti për të qenë të saktë, të marrë pjesë në zgjedhje, do duhet që Edi Rama t’i japë një urdhër politik KQZ-së për ta regjistruar këtë parti në zgjedhje. Nëse kjo ndodh, besoj se shqiptarët kuptojnë realitetin se ku është krijuar kjo parti dhe kujt i shërben kjo parti e krijuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY