Arrestimi i mjekëve në Elbasan, ish-deputeti: E padobishme, çfarë fshihet pas në...

Arrestimi i mjekëve në Elbasan, ish-deputeti: E padobishme, çfarë fshihet pas në të vërtetë

242
0
Shares

Ish-deputeti Tritan Shehu ka komentuar arrestimin e dy mjekëve pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku një 25-vjeçare humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak vetem nje orë pas lindjes së fëmijës.

Policia më herët arrestoi mjekët nën akuzën e mungesës së përkujdesjes. Ish-deputeti e cilëson arrestimin e tyre si një ngjarje të shëmtuar, të padobishme.

Pas arrestimit të tyre, fshihet disa problem kyçe, të cilat ish-deputeti i evidenton gjerësisht në statusin e mëposhtëm:

STATUSI I PLOTE

Arrestimi mbreme i dy mjekeve si kriminele te rrezikshem ne Elbasan, nje ngjarje e shemtuar, qe nuk i sherben as te vertetes, as maredhenieve mjek-pacient e as zhvillimit  te sherbimit.

Se pari dua te shpreh keqardhjen e thelle e ngushellimet e sinqerta per ate jete qe humbi gjate procesit te lindjes.

Por dua te theksoj se ai arrestim eshte i pa dobishem, provokativ e pa precedence kudo ne boten demokratike, dhe synon:

  1. Te mjegulloje pa aftesiene a mungesen e vullnetit te organeve shterore ne identifikimin e kapjen e krimineleve te vertete e te rrezikshem, qe bredhin rrugeve, vecanerisht kjo ne Elbasan.
  2. Kerkon te anatemoje pa te drejte mjeket e personelin per problemet e medha, qe ka sistemi i yne shendetesor, duke i dashur t’i ktheje ata nga nje grup i nderuar e i dedikuar, ne nje “bande banditesh” ne syte e publikut.

Te tilla masa ekstreme ndaj mjekeve nuk mund kryhen pa perfunduar ekzaminimi anatomo patologjik, pa u realizua analiza kliniko- patologjike, pa u dorrezuar raporti mediko legal, pa nje proces gjyqesor etj, hapa keto te domosdoshme teknike e ligjore.

Duke mos dashur te hy ne detajet e ngjarjes, desheroj te them se mjeku per problemet e tij profesionale nuk mund te trajtohet si nje keqberes, qe kapet ne flagrance duke kryer nje krim te rende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY