“Bileta falas kush lexon në urban”, zbulohet e vërteta e nismës: Mos...

“Bileta falas kush lexon në urban”, zbulohet e vërteta e nismës: Mos na gënjeni

120
0
Shares

Ditën e djeshme u propangadua mjaftueshëm nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, se kush do të lexonte libër në autobusat e linjave në kryqytet, nuk do të paguante biletën.

Si çdo propagandë tjetër, dhe në këtë rast, kryetari Erion Veliaj ka mashtruar. Këtë e themi pas verifikimit që një qytetare dhe lexuese i ka bërë kësaj nisme në realitet.

Ajo shkruan se jo vetëm që është false, por nuk e duron dot që vazhdojnë të genjëjnë.

Shkrimi i plotë nga  Alma Nikolli:

Para disa vitesh, teksa shkoja në shkollë, shpresoja që të kisha pak fat në mëngjes. Fati ishte një vend për t’u ulur në autobus. Shpeshherë në çantë mbaja një libër nga ata jashtëshkollorët dhe doja ta lexoja.

Shumë herë shkronjat në të ishin vetëm sa për të më peshuar në çantë. Në një kohë kur dyert e autobusit mezi mbylleshin nga njerëz që shtynin njëri-tjetrin për një gjysmë vend në këmbë, të rrije ulur duke lexuar për Idiotin e Dostojevskit, ishte thjesht mbinjerëzore.

Sot dola nga shtëpia dhe mora rrugën e përditshme drejt autobusit. E gjeta një vend. Nuk doja ta nxirrja librin pa paguar biletën. Ashtu bëra, nuk doja të vërtetoja mendimin ogurzi që kisha.

Se, që ta dini ju, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, bileta për në autobus do të ishte pikërisht libri. Librat kudo nën jastëkë e në rafte u gëzuan. Dikush ua vlerësoi punën ditore 40 lekë.

Fatorino mori lekët dhe unë më pas nxora librin “vjedhurazi”, e hyra në botën time. Minutat kaluan shpejt.

Kureshtja nuk po më linte. Siç bëj çdo ditë, zbrita në stacion dhe prita autobusin tjetër. Erdhi dhe u ula. Në një dorë mbaja 40 lekëshin, në tjetrin librin. Po lexoja vërtetë.

Fatorino erdhi, mori paratë dhe iku. Biletën që më dha e bashkova me të tjerat brenda librit dhe hyra në botën e trishtë të vajzave të romanit.

Pra bileta e autobusit në Tiranë, sot nuk mundi të jetë libri.
Fushata e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës thjesht është e pavërtetë. Të paktën për mua. Po t’i kishim autobusët me kamera, mund t’i hapni…
Si gjithnjë bëjnë të flitet për librin, ja më bënë dhe mua ta bëj, por e zhvlerësojnë librin.

Nuk është problemi im që nuk mund ta zbatoni nismën. Mos na gënjeni. Për librat nuk më dhimbsen 40 lekë, as 4000 mijë. Ata janë një tokë ishullore, e cila lejon që për pak kohë të harrojmë ata që po na e kthejnë vendin tonë në tokën e arrative.
A ka pasuri më të madhe?

40 lekë? Mbaje dhe kusurin veç mos ma ndërprit leximin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY