Protesta në vend, banorët në Korçë dhe Mirditë mbushin sheshet

Protesta në vend, banorët në Korçë dhe Mirditë mbushin sheshet

113
0
Shares

Ashtu si është paralajmëruar më herët, protesta do të ketë në zona të ndryshme të vendit.

Banorët që preken nga ndërtimi i HEC-ve në zonën e Mirditës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e tyre nga firmat fantazma siç i quajnë Mirditorët.

Me mbishkrime të ndryshme në duar: jo HEC-e në Mirditë, jo shkatërrimit të lumenjve dhe natyrës,  banorët u bashkuan në sheshin “Abat Doçi” në qendër të Rrëshenit për ti thënë ndal shkatërrimit të Mirditës dhe pasurisë së saj.

Në protestë kanë marrë pjesë banorë të Selitës, Fanit, Oroshit, Kaçinarit aty ku edhe janë parashikuar të ndertohen disa HEC-e.

Nga ana tjetër, protesta ka patur dhe në Korçë.

Tregtarët e Korçës kanë dalë në protestë nga ku kërkojnë që të mos bëhet zhvendosja e markatës së qytetit për shkak të tarifave të larta të qerasë.

Tregtarët kërkojnë me vendosmëri uljen e tarifave, lejimit të tregtimit tek tregu i vjetër si dhe ndërhyrjen e aurtoriteteve për të ndaluar konkurencën e pandershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY