20 PROSTITUTA/ Mijëra euro vetëm në një javë, shqiptarët i qarkullonin me...

20 PROSTITUTA/ Mijëra euro vetëm në një javë, shqiptarët i qarkullonin me drogë

107
0
Shares

Policia italiane ka publikuar të dhëna rreth operacionit “Toka Jonë” ku u arrestuan 14 tutorë shqiptarë që shfrytëzonin të paktën 20 femra për prostitucion.

Ky grup kriminal shqiptarësh shfrytëzonte vajza të reja nga lindja në rrugët e Milanos të cilat i kishin vendosur si territorin e tyre dhe e kishin quajtur “Toka jonë”. “La Repubblica” shkruan se ishte kjo shprehja që i bëri efektivët e policisë të godisnin një rrjet që zgjaste prej vitesh. 14 persona janë vënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik ndërkombëtar droge e cila vinte nga Shqipëria por edhe nga Holanda. Hetimet nisën në janar 2015 kur edhe policia ra në gjurmë të këtij rrjeti kriminal i cili shfrytëzonte vajza të reja rumune, moldave dhe çeke.

“Në qoftë se 1.500 euro në javë do ju duken pak, vetëm shumëzojini për njëzet vajzat që ky grup kishte nxjerrë për të prostitutuar”, tha kreu i hetimeve Lorenzo Bucossi teksa ka dhënë detaje lidhur me operacionin policor në Itali

Ai ka thënë se banda me 14 shqiptarë, fitonin 1500 euro nga një vajzë që prostituonte vetëm në një javë, deri në 12 mijë euro në muaj.

Sipas hetuesve, këto para më pas investoheshin në trafikun e kokainës që vinte me makinë nga Hollanda.

Gjatë operacionit të koduar “Toka Jonë”, policia ka sekuestruar rreth 7 kg kokainë dhe 3kg marijuanë fshehur në disa pako oriz në një apartament që përdorej nga një nga të arrestuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY