Qytetet shqiptare me numrin më të lartë të vdekjeve, dy janë shkaqet...

Qytetet shqiptare me numrin më të lartë të vdekjeve, dy janë shkaqet kryesore

117
0
Shares

Gjirokastra, Korça dhe Berati u renditen ndër qarqet me numrin me lartë te të vdekurve gjatë vitit 2018 në raport me popullsinë, teksa Tirana, Kukësi dhe Durrësi shënuan norma më të ulëta.

Sipas të dhënave nga INSTAT, të përpunuara nga Monitor për 1000 banorë, në Gjirokastër numri i jetëve të humbura për 1000 banorë ishte 12.1 më 2018, me një rënie të lehtë nga viti 2017. Në Korçë ky tregues ishte në 10 për 1000 banorë dhe në Berat 9.2.
Tirana renditet në qarqet ku numri i vdekjeve në raport me popullsinë ishte më i ulëti me vetëm 5.8 jetë të humbura për 1000 banorë më pas Kukësi me 6.6 dhe Durrësi me 7. 1 vdekje për 1 mijë banorë.

Demografët shpjegojnë se prevelancat më të larta të jetëve të humbura në, Gjirokastër, Korçë dhe Berat lidhen me plakjen e popullsisë në këto qarqe në raport me të tjerat.
Numri i vdekjeve në 2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit, numri i vdekjeve ka pësuar rënie në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017.

Teksa popullsia po tkurret dhe po plaket prej rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit, numri i personave që humbasin për shkak edhe të moshimit të popullsisë do të jetë në trend rritës.

Dy faktorët kryesorë që shkaktojnë vdekjet më të mëdha janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (zemra dhe goditjet në tru) dhe tumoret, të dyja në rritje.

Vitet e fundit numri me i i madh i vdekjeve në vendin tonë u shkaktua nga grupsëmundjet e “Aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” dhe “Sëmundje kronike të zemrës”.

Vdekjet nga grupsëmundja “Tumore” zunë 16,4 % të vdekjeve gjithsej më 2017, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarjes”, me 33,5 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, renditet si grupi i tretë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grupsëmundje ishte 16,0 % më 2017.
Në këtë grup, 75,5 % e zënë vdekjet në moshën 80 vjeç e lart dhe shkaku specifik i vdekjes është “Vdekje nga pleqëria”. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY