Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, shoqërohen dy mjekë

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, shoqërohen dy mjekë

137
0
Shares

Policia e Elbasanit ka shoqëruar dy mjekë për vdekjen e 25-vjeçares në maternitetin e Elbasanit.

Në rajonin e policisë janë shpqëruar kardiologu Mehmet Ivaj dhe reanimatori Nikollaq Thano.

Rexhina Debrova nga Cërriku, ndërroi jetë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë.

Burime nga Spitali thonë se shkak është bërë një arrest kardiak, ndërsa nga ana tjetër saktësojnë se foshnja gëzon shëndet të plotë.

Por familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.

Sipas tyre, ndërhyrja e specialistit kardiolog ishte e vonuar.

“Sot vajti me këmbët e veta dhe bënte vizitat rregullisht” thotë i afërmi.

Zyrtarisht spitali i Elbasanit nuk ka reaguar për rastin, pasi pret procedurat standarde në këto raste.

Për të zbardhur shkakun e vdekjes së të resë priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërsa një hetim tjetër do të verifikojë pretendimet e familjarëve për neglizhencë nga bluzat e bardha në maternitetin e Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY