Policia e shpall në kërkim, ja pse ndiqet vëllai i njërit prej...

Policia e shpall në kërkim, ja pse ndiqet vëllai i njërit prej grabitësve të Rinasit

116
0
Shares

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe shtetasin Eldi Çela, i cili është vëllai i Klement Çelës, një nga personat e dyshuar si i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas më datë 9 prill.

Eldi Çala është personi i cili kishte marrë me qera servisin e makinave ku dyshohet se u modifikua furgoni që u përdor më pas me logon e Hetimit Tatimor në grabitjen e Rinasit

Eldi Çala është person kyç në zbardhjen e ngjarjes së 9 prillit, që do të ndihmonte policinë në çuarjen drejt autorëve të tjerëve.

Vëllai i tij, Klement Çala është një nga personat që u arratis në vitin 2013 bashkë me Admir Murataj, Marjan Kola dhe Ilir Kupa nga burgu i Trikallas.

Çala u arrestua në vitin 2015 në Vlorë, por çuditërisht u lirua nga gjykata.

Ai u dënua fillimisht në vitin 2017 me burgim të përjetshëm në mungesë nga drejtësia shqiptare, dënim i cili më pas iu ndryshua me 25 vite burg.Çala u dënua për ngjarjen në bankën e Traikallas ku mbeti i vrarë edhe një polic grek.

Ndërsa sot është një nga personat në kërkim për dy grabitjet e ndodhura në Rinas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY