Plagosja e të riut në Kashar, policia zbardh ngjarjen: Shpallen në kërkim...

Plagosja e të riut në Kashar, policia zbardh ngjarjen: Shpallen në kërkim tre persona

152
0
Shares

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur nè Tiranë ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur një 28-vjeçar.

Sipas policisë, janë shpallur në kërkim 3 persona. Këta të fundit, qëlluan mbi të riun i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTE

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:

M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY