“Opozita politike ka vetëm një opsion”, ish-ministri: Asnjë skenar tjetër nuk...

“Opozita politike ka vetëm një opsion”, ish-ministri: Asnjë skenar tjetër nuk i shton pikë…

107
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani shkruan se qeveria po vijon marrëzinë e saj me bërjen e votimeve me organizata leva, ndërsa i ofron opozitës zgjidhjen e vetme.

Sipas Manjanit, opozita politike ka vetëm një opsion: Të bëjë thirrje për mospjesëmarrje në këto votime.

REAGIMI I PLOTE

Nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion: Të bëjë thirrje për mospjesëmarrje në këto votime.

Suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë.

Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin.

Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë.

Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës.

Qeveria po bën ekzakt këtë gjë, pra të nxisë opozitën drejt dhunës për t’i hequr pikët që ka marrë nga keqqeverisja dhe skandalet e perjavshme të Rilindjes. Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY