Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

132
0
Shares

Autoritetet e Maltës kanë sekuestuar një tjetër ngarkesë me kokainë, e cila kishte për destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve malteze, kete herë bëhet fjalë për 144 kg kokainë, e cila  ishte e fshehur në 3 kontejnerë në Freeport, ndërsa vlera e saj shkonte në 15.7 mln euro.

Dy kontejnerët e parë që vinin nga Amerika e Jugut dhe nga Malta do të shkonin në portin e Durrësit mbanin një ngarkesë prej 48 kg kokainë të ndara në 20 pako me vlerë 5.4 mln euro, thuhet në njoftimin e Doganës malteze.

Ndërsa kontejneri i tretë, edhe ky vinte nga Amerika e Jugut kishte destinacion Malin e Zi. u gjetën 80 pako kokainë me peshë 96 kg dhe me vlerë 10.8 milion Euro.

Kjo është ngarkesa e tretë e kapur në Maltë, me destinacion Shqipërinë.

Operacioni dymbëdhjetë orësh ishte rezultat i një përpjekjeje të përbashkët midis punonjësve të Departamentit të Doganave, Policisë dhe Malta Freeport. Departamenti i Doganave dëshiron të falënderojë edhe anëtarët e Forcave të Armatosura të Maltës për ndihmën e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY